Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

S'ka ende datë për Konferencën Ndërqeveritare/ Zv.Presidenti i KE: Shteti i së drejtës, kusht për negociatat

S'ka ende datë për Konferencën Ndërqeveritare/

Nuk ka ende një datë se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-Be lidhur me procesin e integrimit.

Maroš Šef?ovi?, zëvendës president i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, tha sot se shteti i së drejtës është parametri kryesor për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke folur në një konferencë të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme në BE, Šef?ovi? deklaroi se po punohet shumë nga KE që të dyja vendet të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare, brenda presidencës portugeze.

“Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, deklaroi Šef?ovi?.

Diplomatja portugeze: Po përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, vijojmë debatin për konferencën ndërqeveritare

Sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës, Ana Paula Zacarias ka deklaruar në Këshillin e Përgjithshëm për Çështjet e BE se po punohet për një zgjidhje të përbashkët në BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Portugalia drejton aktualisht Presidencën e BE, teksa Zacarias thotë se do të vijojë debati për konferencën ndërqeveritare për dy vendet, nëse do të ketë ose jo një të tillë.

Ajo thotë se në qendër të procesit të anëtarësimit është shteti ligjor.

‘’Ne diskutuam për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çështjen e anëtarësimit. Por përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët, që dy vendet të nisin procesin e anëtarësimit. Çfarë mund të them në këtë pikë, shteti ligjor është në qendër të procesit. Në procesin e angazhimit për afrimin drejt BE.

Kjo është në qendër të metodologjisë së re, ky është thelbësor. Do e marrim në konsideratë kur të analizojmë gjithë procesin. Shpresojmë se do vazhdojmë diskutimet e debatet, për të parë nëse do të kemi konferencë ndërqeveritare për dy vendet. Por në të vërtet më duhet të përforcoj këtë mesazh, që shteti i së drejtës është thelbësor. ‘’- tha Zacarias.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore