Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Situata serioze? Zbret në terren vetë drejtori i Policisë së Shtetit, protestës së PD i vihet kufiri tek ish-hotel Dajti

Situata serioze? Zbret në terren vetë drejtori i Policisë së

Në një kohë që liderët e BE janë mbledhur në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor, nga ana tjetër opozita është gati për të nisur protestën.

Por prania e një delegacioni të nivelit të lartë evropian, ka bërë që policia të marrë masa të rrepte, duke i kufizuar opozitës mundësinë për tu mbledhur para kryeministrisë.

Mësohet se protestuesit do të nisen nga selia e PD dhe do të marshojnë deri tek ish-hotel Dajti, pasi deri aty është vendosur “kufiri” nga policia.

Në terren përveç forcave të shumta të policisë shihet edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Opozita ka kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk ia ka aprovuar për shkak të masave të sigurisë.

PD është përgatitur për çdo ‘skenar’ dhe ka bërë gati një regji lëvizëse që do të përdoret gjatë protestës.

Duket se nga opozita është siguruar një makinë lëvizëse me foni dhe altoparlantë, e mbuluar nga flamujt e BE-së dhe flamujt shqiptarë, po ashtu dhe nga sloganet e PD, të shkruara në gjuhën angleze.