Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Situata kritike nga Covid-19/ Tomini: Jemi në transmetim komunitar, karantina guri i...

Situata kritike nga Covid-19/ Tomini: Jemi në transmetim komunitar,

Shqipëria po përballet me situatën më të vështirë nga pandemia që prej fillimit të saj. Koronavirusi dhe mutacionet e tij ende të pakonfirmuar kanë kaluar në transmetim komunitar.

Mbi 1 mijë persona konfirmohen të infektuar në ditë, me dhjetëra të prekur të tjerë që nuk hyjnë në sistemin publik, po rriten vdekjet, ndërsa kapacitetet e 6 spitaleve Covid po shkojnë drejt ezaurimit.

“Kemi një transmetim komunitar. Një transmetim me incidencë të lartë të rasteve të konfirmuara, reflektuar jo vetëm me pozitivitetin, por dhe rastet që kanë kërkuar shtrim spitalor”, shprehet Eugena Tomini.

Karantina e plotë do të jetë guri i fundit i qeverisë, e cila si duket nuk ka në plan ta zbatojë para zgjedhjeve. Ndaj Tomini uljen e rasteve e kërkon përmes ndërgjegjësimit të popullatës.

“Karantina do jetë guri i fundit përkundrejt shtrëngimit të masave. Duhet të jemi të përgjegjshëm për zbatimin e masave”, shton Tomini.

Eugena Tomini, eksperte e komitetit teknik dhe zv.ministre e Shëndetësisë, tregon se 16 raste në vend janë konfirmuar të riinfektuar nga koronavirusi.

Në 25 shkurt, përfundon afati i masave të vendosura nga komiteti i ekspertëve. Ditën e mërkurë pritet mbledhja dhe vendimet e radhës. Burime nga komiteti bëjnë të ditur se nuk priten masa shtesë dhe as ashpërsimi i mëtejshëm i kufizimeve./a2cnn

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore