Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Situata është serioze"/ Pipero zbulon tre arsyet e shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri: Çfarë pritet pas dy javësh nëse...

"Situata është serioze"/ Pipero zbulon tre arsyet e

Shtimi i numrit të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, sipas mjekut Pëllumb Pipero, ka ardhur për arsye të neglizhencës së qytetarëve, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokollove.

“Mendoj rritja e numrit të testeve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara. Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua duke mos respektuar masat”- tha Pipero në Open.

I pyetur si paraqitet situata aktualisht, ai tha se është serioze.

“Situata është serioze. Serioze sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv”- tha Pipero.

Mjeku u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën pasi ajo është e vetmja mbrojtëse që kemi.

“Maska është e vetmja mbrojtëse që kemi aktualisht. Maska e redukton nga 70% deri në 90% transmetueshmërinë e virusit. Unë përfitoj nga emisioni që të bëj thirrje qytetarëve që të mbajë maska, jo vetëm në ambjentet e mbyllura po ta mbajnë maskën me vete.

Po mbajtëm maska brenda dy javëve situata do të përmirësohet. Të mbahen maskat në ambjente të mbylluara, në vendet ku ka grumbullime, të mbahet me vete kudo”- tha Pipero.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore