Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Situata është serioze", Manastirliu në OPEN: Nuk mund të themi jemi mirë, por po kontrollojmë kurbën

"Situata është serioze", Manastirliu në OPEN: Nuk mund

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se Shqipëria është më mirë se vendet e Rajonit dhe disa vende të Europës, referuar shifrave të COVID-19.

Vetëm Serbia ka mortalitet më të ulët se ne, tha Manastirliu, ndërsa shtoi se vendi ynë është më mirë se Kosova dhe Maqedonia.

Por kur u pyet nga Eni Vasili nëse “kjo do thotë se vendi ynë është në pozicion të mirë”, Manastirliu tha:  Situata është serioze, nuk mund të themi jemi mirë

Pjesë nga biseda

Eni Vasili: Maqedonia dhe Kosova janë më mirë se ne?

Ogerta Manastirliu: Bilancet duhen bërë në fund të luftës. Kemi numrin më të ulët të infektimve krahasur me vendet europiane dhe të rajonit.

Për fatalitetet nga COVID, vetëm Serbia është më mirë se ne.

Eni Vasili: Kishim karantinën më të ashpër dhe hapjen më të shkujdesur

Manastirliu: Koronavirusi nuk është zhdukur.

Eni Vasili: Jemi mirë

Manastirliu: Situata është serioze, nuk mund të themi jemi mirë. Por po e menaxhojmë mirë situatën. Fatalitetet na dëmtojnë të gjithëve. Po mbajmë nën kontroll kurbën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore