
Sinan Hoxha dhe Ana e Për’puthen futin në sherr çiftin në Tiranë, gruaja nxjerr thikën të vetëvritet, ndërsa burri...
Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Për’puthen”, ka çuar në një grindje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.
Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Saimirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.
Kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te bashkëshorti, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.
Debati ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Për’puthen”. Por ka qenë të bashkëshortja këtë herë ka reaguar ndaj bashkëshortit.
Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar, ndërsa debati ka kaluar edhe në dhunë fizike, ku Saimiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Saimirit për të ndarë çiftin por edhe ai është goditur nga dhëndri.
I gjithë debati ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli, të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.
Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin.
Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje. Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm./ Ora News



Rudina Xhunga e zhgënjyer: Albin Kurti m’u duk i vjetër, ku po gabon ai
Historia e plotë >





Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar

“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


