Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Si u korrigjuan 29 mijë provime brenda 48 orësh?”/ Gevio Tabaku në ‘Breaking’: U penalizuan maturantët ekselentë

“Si u korrigjuan 29 mijë provime brenda 48 orësh?”/ Gevio

Provimet e maturës për këtë vit u shoqërua me problematika, jo vetëm me publikimin e tezave pa përfunduar provimi, siç ndodh çdo vit, por edhe me hartimin e këtyre testeve.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Gevio Tabaku, drejtues i Portalit Studentor, deklaroi se përveç të tjerave, problematike ishte dhe publikimi i rezultateve të provimeve të lëndëve me zgjedhje vetëm 48 orë pas zhvillimit të provimit. Ai shtoi se sa i përket notave, rezultatet e kësaj mature ishin më të mira se në dy vitet e kaluara, por gjithsesi problemet mbeten të njëjta.

“Kjo maturë u shoqërua me parregullsitë e zakonshme, të tipit del teza, lejohen kopje, një keq administrim i gjithë procesit, dhe kjo penalizon nxënësit e ekselencës, nxënësit e mirë të cilët kanë kapacitete të larta. Janë ata që dëmtohen më shumë nga ky proces. Në të gjitha herët matura realizohet me probleme të mëdha.

Kemi statistika të viteve 2022 2021 dhe 2020. Më notë 10.00 këtë vit  janë vlerësuar më shumë maturantë, në krahasim me shifrat e të viteve të parë. Me 4.00 kemi sërish një statistikë të mirë me vitet e kaluara provimet me zgjedhje ishin delja e zezë e kësaj mature.

Përderisa ankohen të gjithë maturantët,  domethënë se problemi është teza. Nuk rregullohet me një ndryshim pikësh. Nuk ka nevojë për ndryshim pikësh nëse teza do ishte në rregull siç thotë ministria.

Unë do thosha që është e vështirë, mbaj mend provimin e vjetshëm të matematikës. Do kishin mbetur 6000 maturantë me ndryshimin e pragut. Unë e shoh problemin te hartimi i tezës. Pse duhet bërë ndryshimi i pragun të tezës kur është ok.

Ky korrigjimi i 29 mijë provimeve brenda 48 orëve më duket e dyshimtë. Një mësues sipas rregullores duhet të korrigjojë 25 teste që mos bëjë gabime dhe mos bjerë rendimenti, ndërkohë që për t'i korigjuar provimet në këtë kohë kaq të shpejtë, i bie që një person të korrigjojë 100 teste.” –tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore