Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Si ndodhi ngjarja horror/ 44-vjeçari e goditi nënën me dru dhe më pas përdori kosore për ...

Si ndodhi ngjarja horror/ 44-vjeçari e goditi nënën me dru dhe

Policia ka zbuluar dinamikën e ngjarjes horror në Pogradec, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau në mënyrë makabre nënën e tij.

Sipas policisë, autori në fillim ka goditur me dru në kokën të moshuarën Firdes Çekiçi, e ka përdorur një kosore për t'i prerë kokën. 

Megjithatë ajo që mbetet ende dyshim, është fakti se 44-vjeçari ka plagë në disa pjesë të trupit të tij dhe në ballë, por ka refuzuar t'i japë shpjegim policisë për këtë.

"Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë," ishin fjalët e tij të para në polici ku ishte shumë i qetë në deklaratën e tij. 

Por ai gjithashtu mësohet të ketë thënë "i lë shtetit amanet vajzën dhe vëllain". Olsi Çekiçi ka qenë më parë i dënuar në Itali për drogë, madje është dhe vetë përdorues i substancave narkotike. 

Sipas burimeve nga spitali i Pogradecit ai është  kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjehere.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore