Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Si ndihet e bija e Azem Hajdarit që babai i saj u vra nga një sistem politik ku ai ishte aksioner? Ja si përgjigjet Rudina Hajdari

Si ndihet e bija e Azem Hajdarit që babai i saj u vra nga një sistem

Edhe pse e shkuara ka lënë shumë plagë të hapura për të, Rudina Hajdari ka vendosur të mos merret me situatën komplekse, por të çojë deri në fund mision e të atit, të bëje politikë.

E ftuar këtë të enjte në “Top Story”, ish-deputetja e PD-së ka treguar se Partia Demokratike do të kishte një tjetër protagonizëm nëse i ati do të ishte gjallë.

Megjithatë sipas saj, nëse i ati do të ishte gjallë, me siguri ajo nuk do të ishte sot në politikë.

Si ndihet e bija e Azem Hajdarit që babai i saj u vra nga një sistem politik ku ai ishte aksioner?

Rudina Hajdari: Unë mendoj se ishte më komplekse se kaq dhe unë kam vendosur të mos merrem me kërtë gjë. Ai ishte njeri me mision të qartë dhe nuk e ka përmbushur këtë mision, prandaj unë dua ta përmbush. Padyshim që do doja ta kisha gjallë sot babanë, jo vetëm për veten. PD-ja do të kishte një lloj tjetër protagonizmi nga çe ka sot. Unë s’do të isha në PD nëse babai im do të ishte gjallë sot, kjo është e sigurt. Babai im kishte një guxim që un nuk e kam parë nga njeri tjetër.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore