Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Si më bindi Rama vetëm me dy fjalë për të hyrë në politikë”, rrëfen të pathënat Fidel Ylli

“Si më bindi Rama vetëm me dy fjalë për të

Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli në një intervistë në emisionin Top Story në Top Channel rrëfeu hyrjen në politikën shqiptare.

Ai tha se e vetmja arsye që u bë pjesë e politikës është sporti dhe përmirësimi i tij në vendin tonë.

“Për sa i përket politikës një nga arsyet që Edi Rama më bindi në politikë ishte thjesht vetëm sporti. As e mendoja kurrë që një biznesmen, familjen e kishte në Amerikë t’i hynte politikës dhe kësaj politike që është në Shqipëri, por më bindi me dy fjalë. ‘Ato projektet e sportit duhet të vish këtu në krahun tim që ti t’i realizosh’. U bënë disa gjëra që nuk ishin bërë për 100 vjet në Shqipëri. U bënë dy qendra olimpike, kjo që jemi dhe qendra e Korçës, u bënë katër stadiume që s’ishin bërë në historinë e Shqipërisë, u bënë 100 palestra që s’ishin bërë në 100 vjet dhe u dhanë 5 milionë dollarë për sportin, këto ishin si pasojë e nxitjes sime për të futur fjalën sport në qeveri dhe parlament, se në fund të fundit sporti nuk është një garë që kush fiton dhe del i pari, sporti në vizionin tim është cilësi jete, edukim, imazhi i vendit, sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë, sporti është edhe politikë”, tha Ylli.

Gjatë intervistës ai tregoi edhe marrëdhënien e mirë që kanë me komitetin e Kosovës.

“Ju e mbani mend sportin në momentin kur ekipi ynë ndeshej në Beograd, duhej të fliste Departamenti i Shtetit, duhej të fliste BE-ja, ishte një garë që duhej të ndërhynte politika në mes, urat e bashkëpunimit i lidh sporti. Me komitetin e Kosovës i kemi marrëdhëniet të jashtëzakonshme, jemi si një komitet, aktivitete të përbashkëta, ndajmë bursat, kualifikimet e trajnerëve, ne kemi 8, Kosova 8,  ndajmë me njëri-tjetrin sepse përfitojmë nga njëri-tjetri, ata janë mirë në xhudo, ne në peshëngritje, atletikë e sporte të tjera, dhe takimet i bëjmë bashkarisht, unë kam bindjen që Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen një ditë”, theksoi Ylli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore