Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Si e përdhunoi daja monstër 8-vjeçarin nga Berati, çfarë shkruante në rrjetet sociale: Njeriu që gabon, mund të...

Si e përdhunoi daja monstër 8-vjeçarin nga Berati,

BERAT- Është arrestuar ditën e sotme nga ana e autoritetve të policisë Belul Kokollari sepse akuzohet të ketë përdhunuar në banesën e tij, nipin e mitur 8-vjeçar.

Për këtë ngjarje të rëndë detaje të reja kanë dalë nga ana e policisë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar mësohet se përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e Kokollarit në Prizren.

I mituri kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Pas denoncimit të bërë nga fëmija, nga ana e autoriteteve është kryer edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1-vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat.

Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degjeneroi atëherë deri në ushtrimin e dhunës mes dy palëve. Kosovari Belul Kokollari u dënua asokohe me 4-muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës.

Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme,pasi ka qënë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra.Sipas deponimeve të motrës,ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimim e marrë në vitin 2020.

Ndërkohë që në 26 shtator Kokollari nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale shkruante: “Njeriu që gabon, mund të e përmirësoj gabimin. Njeriu i paditur mund të mësoj. Por një njeri i keq në shpirt, do mbetet gjithmonë i tillë.”/Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore