Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Si do jetë skenari i protestës më 11 shkurt? Flet Meta: Uragan i jashtëzakonshëm, rama na ka gati nëse do...

Si do jetë skenari i protestës më 11 shkurt? Flet Meta: Uragan i

Kreu i PL, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se protesta e 11 shkurtit do të jetë “një uragan i jashtëzakonshëm” pa dhënë detaje të mëtejshme për skenarin e asaj dite.

Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se Shqipëria është ndër vendet e para në Evropë për korrupsion duke thënë se nuk krahasohemi as me shtetet më të varfra të Afrikës dhe kjo për shkak të qeverisë Rama.

“Protesta do të jetë një uragan i jashtëzakonshëm, unë ju kam thënë që ky ka rrethana lehtësuese se ka kartelë, të tregojë dhe bashkëpunëtorët dhe këto hyjnë te rrethana të lehtësuese. Nëse ky njeri do të përplaset me ndryshimin, na ka gati në çdo kohë.

Çdo shqiptari që ka një fotografi me të do ti grisi se ky njeri shkatërroi shtetin se sot jemi të parët në Evropë për korrupsion. Ndryshimet kushtetuese që u bënë sipas Venecias ky i kapi në mënyrë mafioze dhe së dyti është shteti më i kapur jo në kontinent po nuk krahasohet as me vendet më të prapambetura të Afrikës.

Keni parë ndonjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës për buxhetin se në 4 vite do kishte bërë rrugët e Parisit dhe jo më të Astirit. Mos të harrojmë të gjithë më 11 shkurt ora 12:00 do ti dëgjojnë të gjithë shqiptarët në mbrojtje të demokracisë”, tha Meta.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore