
“Shyqyr që më shpëtoi djali”/ Flet pronarja e banesës ku shpërtheu bombola në Korçë: Nuk e di si ishte ajo flama...
Një ngjarje që mund të ishte kthyer në fatale ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.
Banorët e zonës janë tmerruar nga shpërthimi i bombulës së gazit që ndodhi në katin e katërt të një pallati. Pronarja e shtëpisë ku shpërtheu bombola, Shpresa Gjoka, ka treguar më shumë detaje nga ngjarja. Ajo ka zbuluar se në momentin e shpërthimit në shtëpi ka qenë vetëm i biri i cili është dëmtuar, por se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ne ishim poshtë po flinim, kur dëgjoj zhurmë penxheret, fluturuan penxheret. Shikoj qelqurina poshtë dhe mendova se ishte tërmet. Kur dola jashtë pash xhama, dyer etj.
Shyqyr zotit që nuk kishte njeri jashtë ose ndonjë fëmijë që luante. Në banesë ishte vetëm djali i cili u godit nga qelqurinat. Është dërguar në spital nga komshinjtë të cilët më njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore. Aty nuk jeton njeri, djali erdhi për të na parë në të shkretët që jemi të sëmurë.
Shpërthimi ka dëmtuar të gjitha penxheret 4 ose 5. Ndërsa bombola ishte nga bombolat e vjetra siç i kemi marrë, di unë si ishin ato flama. Shyqyr që shpëtoi djali”, ka rrëfyer ajo.
Si pasojë e shpërthimit, Klodian Gjoka mbeti i lënduar. 40-vjeçari ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Gjoka ishte një emigrant shqiptar, që sapo ishte kthyer nga Greqia. Fatmirësisht, ndodhej vetëm në apartament në momentin e shpërthimit, pasi 5 pjestarët e tjerë të familjes kishin dalë.


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

