Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e Kryeministrisë!”/ Berisha për grabitjen spektakolare: Policia mbajti të fshehtë emrin e zyrtares

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me grabitjen spektakolare të pastrueses dhe të birit, në banesën e ish-zyrtares së lartë të qeverisë

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro”, shkruan Berisha.

Më tej ai thotë së “policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura”.

“Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur  ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”, pohon Berisha.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore