
Shtrëngata dhe përmbytje/ Paralajmërimi i IGJEUM për motin në vend: Reshjet do shtohen...
Rreshjet e shiut në vendin tonë pritet të shtohen, teksa Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se në disa zona urbane mund të ketë përmbytje.
Gjatë ditës së enjte, dt.17 pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në Veri dhe në Qendër të territorit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, thotë IGJEUM. Sipas njoftimit, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sot (e enjte dt.17) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 7 / 15 °C
ERA
Sot (e enjte dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




