Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

'Shtëpi bari' në Shkodër, në pranga 5 punonjës të OSHEE dhe 3 të tjerë

'Shtëpi bari' në Shkodër, në pranga 5

Policia e Shkodrës ka zbuluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi.

Bëhet me dije se deri më tani janë arrestuar 8 shtetas mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE. Tre persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në laboratorin e drogës ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se të arrestuarit nga OSHEE janë: Bledar Ahmeti lexues i zonës, punonjës i OSHEE, Indrit Taraboshi, shef ekipi i OSHEE, Paulin Carri shef i teknikes, OSHEE, Agron Hoxha dhe Hektor Lami, elektricist arkëtimesh.

Ndr të tjera mësohet se policia ka sekuestruar rreth 2 mijë rrënjë cannabis sativa, prej të cilave 1 mijë gati për treg dhe 1 mijë më të vogla, të sapo mbjella./ Gazeta Shqip

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore