Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 3 muaj”/ Gazetari flet nga Turqia: Mbi 3 mijë persona janë gjetur të vdekur

“Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për 3

Gazetari Sokol Brahaj ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “ShqipëriaLIVE”, ku ka sjellë të rejat më të fundit nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar.

Ai tha se presidenti Tajip Erdogan ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj, teksa tashmë mbi 3 persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat.

“Deri më tani 3549 persona janë konfirmuar të vdekur, janë gjetur kufomat e tyre. Mbi 22 mijë persona të lënduar sipas autoriteteve turke.  Epiqendra është zonë urbane. Por të gjithë qytetet e ndodhur në atë zonë gjendja është shumë e rëndë. Zona ka mbi 13 milionë banorë. Shumë i vogël është numri i banesave që nuk janë prishur, ku banorët janë kthyer aty për të qëndruar. Njerëzit po qëndrojnë në çadra.

Presidenti Erdogan ka shpallur 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme. Sapo është njoftuar.”- tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore