Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Është sakrifica e fundit”/ Behrami në “Zona Zero”: Nëse krerët e UÇK-së shpallen fajtorë në Hagë, atëherë Serbia...

“Është sakrifica e fundit”/ Behrami në “Zona

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, Artan Behrami ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News, me moderator Thimi Samarxhi, për të folur në lidhje me gjyqin e liderëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës në Hagë.

Analisti Behrami ka komentuar dhe vizitën e fundit që tre ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, së bashku me Behgjet Pacollin zhvilluan në Hagë. Sipas tij, kjo vizitë shërben për të përcjellë mesazhin e pafajësisë të krerëve të UÇK-së.

Ai theksoi se pafajësia e tyre vendos dhe fatin e Kosovës, pasi sipas tij, nëse krerët e UÇK-së shpallen fajtore, Serbia ka mundësi të shpallë të paligjshme pavarësinë e Kosovës.

Vizita e tillë është historike nga rëndësia politike por dhe nga mesazhi, që ka të bëjë me pafajësinë e krerëve të UÇK-së si dhe të kësaj lufte. Kosova është lënë vetëm në luftën e saj për drejtësi dhe në këtë padrejtësi që po i bëhet në Hagë.

Vizita të tilla nuk ndikojnë në proces as nuk është qëllimi që të ndikojnë. Në asnjë mënyrë, kanë ndikim personal, të gjithë kanë bashkëpunim të ngushtë me liderët e UÇK. Janë të rëndësishme për të përçuar mesazhin e pafajësisë. Kosova pas publikimit të raportit të Dick Martin është vendosur nën një re të zezë, është dëmtuar imazhi.

Gjykata nuk është marrë me raportin. Ajo ka dalë nga roli për të cilën deputetët e kanë votuar. Shtetet kanë qenë nën një ndikimi të madh të shteteve si Serbia dhe Rusia. Është krijuar nga shish serb, nga gjeneralë serbë që kanë kryer krime në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Shqipëria ka marrë iniciativën për të shkruar rezolutën e Martin dhe për të krijuar një kontekst të ri të situatës sepse në kohën kur u shkrua  ka pasur ndikim.

Por as Presidenti, as Kryeministri, as Ministrja e Jashtme nuk kanë bërë përpjekje për të komunikuar me shtetet për ta votuar këtë iniciativë. Shumi ca e vendeve të OKB e kanë njohur Kosovën dhe është të normale që për nisma që prekin gjakun dhe sakrificën e qytetarëve të Kosovës. Kosova e kanë lënë të vetmuar kryeministrin Rama në nismën kundër Dick Martin dhe kjo ka bërë që ata të renditen krah tij.

Ne e kemi të pamundur për takimet që zhvillojmë me Thaçin dhe me krerët e tjerë. Ata kanë shëndet të mriz dhe vullnet të pathyeshëm. Nuk është hera e parë që përballen me sfida të rënda. Kanë qenë shokë para luftës, gjatë dhe pas luftës. Kjo është sakrifica e fundit që ata po bëjnë për lirinë e Kosovës. Atje është mbi të gjitha fati i Kosovës, sepse nëse krerët e UÇK shpallen fajtorë për krime lufte, Serbia ndërmerr menjëherë nismën për ta shpallur të paligjshme pavarësinë e Kosovës.” –tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore