Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Është një armik i padukshëm që na ka vrarë”/ Eksperti Karamuço: Shefat i nxjerrin në aksion, vetë janë te listë-pagesa e bandave

“Është një armik i padukshëm që na ka

Eskperti Karamuço gjatë një dalje mediatike ditën e sotme vuri në pah rëndësinë e dronëve që ka porositur Policia e Shtetit për të zbuluar parcelat me kanabis në zonat malore, kryesisht në Shkodër.

Ai gjithashtu theksoi se shpërthimet me tritol në shtëpitë e disa efektivëve të policisë në rrethe janë produkt i operacioneve antikanabis që janë ndërmarrë, pasi trafikantët i kanë pikasur dhe po i godasin për t’i kërcënuar.

“Është një armik i padukshëm që ne na ka vrarë policët e vetë. Të mos harrojmë Sajmir Hoxhën. Kemi rastet e tre efektivëve të policisë në Shkodër që ka lidhje me kanabizimin se këta kanë rastisur në operacioni ajror për zbulimin e parcelave me kanabis në Malësinë e Shkodrës. Ndërkohë në anën tjetër ka disa policë që duhet ta pranojmë se janë në një listëpagesë.

Nga ana tjetër ka disa që shkojnë për të sekuestruar mallin por marrin hakmarrjen si pjesë e mesazhit që malli jonë është i paprekshëm. Por janë dhe disa të tjerë që shkojnë me urdhër të shefit të tyre, që ndërkohë ka rënë dakord duke u paguar me bandat. Pra janë tre grupe oficerësh ndaj do kemi dhe përplasje. Nga pikëpamja operacionale dhe taktike, është një roje por mirë kush vjen edhe e merr mallin. Është një taktik. Nuk kemi dronë që duhen për të mbikëqyrur të tilla zona. Nuk ka nga ata dronë që japin një analizë të mirëfilltë të terrenit.  

Droni është më shumë operativ se helikopteri dhe rajoni. Dronin mund ta ngrejë në çdo kohë një postë policie për monitorimin se çfarë ka në 24 orë në një zonë të caktuar. Shqipëria është vendi i parë kur ngrihet helikopteri dhe del drejtori i policisë dhe thotë do filmojmë këtë zonën. Këto janë operacione sekrete. Kemi porositur dhe do vijnë dronë të sofistikuar që materialin e tyre ta kthejmë në provë”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore