Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Është nën ethet e së dielës”, Balla: Nuk e besoj se Basha s’do ta pranojë ftesën tonë

“Është nën ethet e së dielës”, Balla: Nuk e

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh numri dy i kësaj force politike deklaroi se nuk beson se PD nuk do të pranojë ftesën për bashkëpunim e paraqitur që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nga ana e kryesocialistit Edi Rama.

“Dikur ka qenë ethet e së premtes, një emision, tani ka kaluar në ethet e së dielës, të zgjedhjeve në parti, mendoj se zoti Basha do ta kuptojë se ne jemi kundërshtarët politikl e PD-së, në fund të fund jemi shqiptarë dhe ato duan e presim të ngrejmë një komunikim të ri, të kemi një fillim të ri. Nuk e besoj se zoti Basha nuk do të pranojë ftesën tonë”, tha Balla.

Ai theksoi se asnjë parti politike nuk e zgjedh kundërshtarin. “Pra ditën që ti pretendon se kundërshtarin dot a zgjedhës vetë, atëherë ti shkoje e bëje betejën diku tjetër dhe rruga e PD për të gjetur kundërshtar tjetër le të shkojë. Por rruga institucionale që është Kuvendi i Shqipëërisë përballë PD-së është Partia Socialiste dhe grupi parlamentar i PS-së. Ne kemi gjithë dëshirën e nevojshme për të gjetur urën e komunikimit, është në vullnetin e PD-së kjo nëse jo. Këtë rrugë e ka provuar, të bojkotit e mos komunikimit e të mos dialogut politik e nuk e ka çuar asgjëkundi”, tha Balla.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore