Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Është me tre fëmijë, gjynah nga Zoti”/ Dëshmitarja flet për plagosjen në Fier: Dëgjuam vetëm krismat

“Është me tre fëmijë, gjynah nga Zoti”/

Shitësja e një dyqani fruta perimesh ka rrëfyer e tronditur ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë, ku një 50 vjecar mbeti i plagosur me armë zjarri.

Ajo thotë se njihet prej vitesh me të plagosurin Dashamir Mucën, i plagosuri i cili u transportua menjëherë në spital pas plagëve të marra.

“Është njeri shumë i mirë, uroj vetëm që të jetë mirë. Ai është me tre fëmijë gjynah nga zoti, të jetë mirë. Gjërat sqarohen si do të jetë puna. Unë e njoh për njeri të mirë. Nuk dëgjova asgjë se merresha me klientët brenda, vetëm krisma,” -tregon ajo, ndërsa sa i përket konfliktit me autorin, Altin Nika, që çoi më pas në përdorim e armës, gruaja thotë se nuk ka dëgjuar gjë përveç krismave.

“Vetëm krisma dëgjuam, nuk dola nga frika. Autorin nuk e njoh, nuk pash asgjë. Kam një jetë të tërë këtu e njoh për njeri të mirë.” u shpreh më tej ajo.

Ngjarja u shënua mesditën e sotme, ku burime zyrtare të policisë thanë se pas një konflikti të castit 52 vjecari Altin Nika, i shpallur tashmë në kërkim, qëlloi me armë në drejtim të 50 vjeçarit Dashamir Muça.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore