
"Është çështje e ekzistencës tonë"/ Spiropali për "21 Janarin": Vendime qesharake, kemi një dritë shprese!
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali, ka komentuar mbrëmjen e sotme në Top Story ngjarjen e 21 janarit ku mbetën të vdekur tre qytetarë të thjeshtë.
Spiropali u shpreh se tashme ka një dritë shprese në lidhje me këtë ngjarje, e cila do të kalojë në hetim nga SPAK. Ministrja tha se kjo çështje nuk është një premtim elektoral por e lëkurës dhe ekzistencës tonë dhe do të hetohet për të dënuar këdo që e ka bërë.
Spiropali: Nuk jam këtu për të bërë gjykimin të kësaj çështjeje por ajo ishte një vrasje gjakftohtë, po të shohësh vendimet janë qesharake ku edhe pse është provuar se është vrarë nga plumbat e gardës, nuk ka një vendim të saktë. Nuk e di se kush i ka fshehur provat me gjakftohtësi, po sot në dritën e një prove të re të paraqitur nga Artan Hoxha, ka një dritë shprese që kjo çështje të kalojë në hetim në SPAK.
A duhet kërkuar drejtësia nga PS-ja?
Spiropali: Në të gjitha provat që kemi pasur i kemi depozituar në prokurori, si Parti Socialiste jemi në dritën e një prove të re që nuk e kemi disponuar më herët, bindja e jonë është se ato vrasje janë bërë nga një zinxhir i gardës dhe ne drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia në këtë pikë. Ne nuk e kemi pasur në asnjë moment premtim elektoral këtë çështje por të lëkurës dhe ekzistencës tonë, të gjithë ministrat që kemi sot kanë qenë aty në atë ditë dhe e dimë shumë mirë që qytetarët u qëlluan në mish për të trembur një popull të tërë e për të treguar se nuk ka demokraci por jemi ne. S’ka lidhje a jemi a nuk jemi ministra nesër mund të mos jemi, por kemi marrë reformë thelbësore në drejtësi dhe kemi një dritë shprese në këto hetime. Sot ne në këtë dritë themi se nuk e kemi harruar e nuk do e harrojmë këtë çështje por do e hetojmë jo për të dënuar demokratët, por këdo që e ka bërë. Ata qytetarë ishin të pafajshëm nuk ishin në perimetrin e sigurisë e as të armatosur./ Top Channel

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >

EMRI/ Lëvizte me pistoletë me vete, kapet 38-vjeçari në Himarë
Historia e plotë >



“Luanët e tastierës”, si shpjegohet agresioni që fshihet pas një ekrani
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Erdogan, njeriu që ka dominuar politikën turke, drejt dekadës së tretë n...
Historia e plotë >
‘Hape telefonin, ta marrë dreqi rracën’/ Mbushën Krujën me drogë, dalin ...
Historia e plotë >
Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq

Këmbimi VALUTOR 28 Maj/ me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja, euro në "tatëpjetë"

KUJDES! Mbahet sot gara 'Tiranathlon', ja akset rrugore që do të bllokohen (Harta)
Aktualitet

Shqiptari në Santorini tenton të vrasë me thikë gruan e tij
Historia e plotë >

Ku të shkoni këtë verë? CNN përfshin në listë edhe Shqipërinë
Historia e plotë >
