Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çeli fushatën e PD, emocionohet Flutura Açka: Ose ndreqim demokracinë, ose shkojmë në diktaturë

Çeli fushatën e PD, emocionohet Flutura Açka: Ose ndreqim

Fushata elektorale e PD nisi me mbi 1 orë vonesë, pasi kryedemokrati Lulzim Basha nuk u shfaq në sheshin “Nënë Tereza” , aty ku ishin grumbulluar qindra simpatizantë që prej orës 17:00.

Pas ekzekutimit të himnit, fushatën e hapi shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, e cila u emocionua.

“Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por flas me zemër. Edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të flas për gjërat shumë të dashura. Dhe një nga këto gjëra të dashura është të jesh këtu sonte, me një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Sontë dua të flas për kujtesën, të vërtetën dhe shpresën. Nuk ishte e lehtë t’i përgjigjësha ftesës së PD, pasi është përgjegjësi e madhe”, tha Açka.

"Një shkrimtar i madh thotë, ose ndreqe demokracinë ose shko në diktaturë", kjo është edhe zgjedhja e shqiptarëve, tha Açka.

Fjala e plote e Flutura Açkes

Mirëmbrëma të gjithëve! Unë jam Flutura Accka, shkeimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë kudo që të jeni, të nderuar demokrat të këtij sheshi të pranishëm dhe tani ku jenëi në front tani në betejën e fushatës elektorale, të nderuar koleg kandidat, i nderuar Zoti Basha! Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Si njeri i mësuar me dekada me vesin e e bukur të vetmisë edhe pse jam njeri i fjalës dhe i stërvitur me lojën e saj, nuk e kam të lehtë të ndaj nga vetja emocionin edhe kur them të vërtetën nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura. Dhe një nga gjerat e dashura është edhe të jesh këtu sonte, me një përgjegjësi të jashtë zakonshme. Edhe një nga ato gjërat po aq të dashura është edhe kujtesa si arkiva më e brishtë e njerëzimit. Për kujtesën, për shpresën, për të vërtetën dua të flas sot.

E pra për një natyrë si e imja kapërcimi nga vetmia te shumësia njerëzore nuk është aq e lehtë ndaj nuk ka qenë e lehtë t’i përgjigjesha ftesës së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar këtij aksioni të madh që po nisim sonte. Nuk ka qenë hezitim por përgjegjësi për të thënë “PO” dhe mu deshën vite të mendoja por vetëm pak çaste të vendosja. E përsëris, vetëm pak çaste sepse t’i thuash jo në kohëra si e jona nuk bën gjë tjetër veçse pohon postulatin e përjetshëm.

Sepse t’i thuash jo kohërave si e jona nuk bën gjë tjetër vetëm se pohon postulatin e famshëm te Dantes për vendin që ka në ferr indiferentët në kohë të turbullta dhe a ka kohë më të turbullta sot se kjo për demokracinë shqiptare. Unë vendosa të mos isha indiferente në kohëra kaq të turbullta, duke më besuar kandidaturën për deputete për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Elbasan në fakt ju më kthyet te kujtesa ime për të cilën fola tani edhe më tej. Ju më shtyhet të njoh një botë mrekullitëse, aq që më ka bërë edhe më të ndjeshme sa Zoti më ka bekuar me magjinë e fjalës.

Duke hyrë në zemërakun e demokracisë, në zemër të asaj që deri dje e kam parë nga larg dhe kam gjykuar ndonjëherë për mirë a për keq, me kureshtje dhe magjepsje po zbuloj se çfarë i shtynë këta dhjetëra e qindra shqiptarë të thjeshtë që takoj për ditë e që shumë shpejt do të bëhen mbase me mijëra, të mblidhen, të trokasin portë më portë, të më shohin në sy, të ndajnë me mua çdo ditë gazmentin e tyre bashkë me ëndrrat për një jetë më të bukur për vete dhe familjet e tyre. Besoj se ajo shtysë është vetëm besimi te fitorja. Pas tyre janë familjet e tyre, fqinjët e tyre, të afërmit e tyre, lagjet e tyre, bashkëqytetarët e tyre që nuk kanë rëndësi se çfarë ngjyre kanë por janë shqiptarë të denjë për një jetë më të bukur se kjo Shqipëri që kemi sot.

A e gjej unë dot fuqinë të tradhëtoj dashurinë dhe përkushtimin e tyre? Kurrë! Nga çdo anë, nga çdo katër a pesë porta ku trokas njëra nuk hapet. Më thonë se banorët e saj kanë ikur. Vitet e fundit madje kanë marrë arratinë. Vetëm mes të afërmve të mi në Elbasan janë larguar vitet e fundit udhëve të Europës 10 djem e vajza të reja, mjekë, arkitektë, juristë, teknicienë. Ikën se ishin të papunë, nuk kishin identitet, u kthyen në parazitë dhe po harxhonin rininë e tyre kafeneve.

A kemi ne përgjegjësinë tua bëjmë Shqipërinë joshëse dhe t’i kthejmë ata pas? Po, o sot o kurrë! Për qindra qytetar që ngrysen ende me kaçamak sonte. Sa herë të krekosen nëpër ekrane për të dhënë mend me leximet e mia, të kujtohem se vogëlushët në periferi të Shqipërisë të cilët zënë punë fare fëmijë sepse nuk ka mundësi të shkollohen dhe sa herë të ngjisë avionin në emër të Shqipërisë që mëton të bëhet Europian, të kujtojmë për vajza dhe djem që ngjisin avionin e fundit për ta braktisur përfundimisht Shqipërinë. Ata, unë nuk do t’i tradhëtojë kurrë.

Dhe ky nuk është premtim por detyrim dhe kjo nuk është retorikë populiste por marrëveshje publike njerëzore. Unë do të ndiej turp të jem e pasur në një vend që është i varfër dhe kjo nuk është shprehja ime por e Konfucit. Besoj se të tillë do ndihen edhe kolegët e mi. Unë jam një grua e lirë ndër ata që kanë shkruar reportazhet e para të demokracisë thuajse 29 vjet më parë kur luftonte për fjalën e lirë, për lirinë dhe Shqipërinë Europiane. 29 vjet më pas jam po në atë front.

Në fakt 29 vjet më parë kur luftonte për fjalën e lirë , për lirinë dhe Shqipërinë Europiane. 29 Vjet më pas, jam po në atë front. Në fakt, nuk jam thjeshtë një grua që valëvitet mes shkrimit dhe politikës, tek unë luftojnë dy njerëz që luftojnë në një trup. Bashkë me mua lufton edhe im bir, ëndrra e pakryer e të cilit për ta parë Shqipërinë në Europë është pjesë e betejës time. Ndaj, kundërshtarit tim politik do t’i duhet të përballet me dy qenie të drejta, luftarake dhe pa kompromis, në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore