Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptarja vdiq pas lojës me shilarëse, policia italiane: Dyshojmë për vetëvrasje nga depresioni

Shqiptarja vdiq pas lojës me shilarëse, policia italiane:

Ishte data 31 gusht kur pranë shtëpisë së saj në San Pelino, qytezë e Avezzano në Abruzzo të Italisë, ndërroi jetë shqiptarja 12-vjeçare Alesia Prendi.

Kjo e fundit po luante me shilarëse kur struktura e drunjtë u shemb papritur duke e zënë poshtë të voglën dhe duke i marrë jetën.

Pasi prindërit dyshonin lidhur me mënyrën se si e bija e tyre kishte vdekur, policia italiane dyshon se shkak i vdekjes së vogëlushes është vetëvrasja.

Në dosjen e Prokurorisë Publike për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, teksa hetuesit, si hipotezë kryesore, mendojnë vetëvrasjen.

Ata e justifikojnë këtë veprim si një gjest të motivuar nga një depresion i rëndë pas transferimit nga Shqipëria në Itali, që ndodhi disa muaj më parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore