Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Shqiptarja vdiq pas dhunës nga bashkëshorti/ Çfarë dihet deri më tani për ngjarjen që tronditi Zvicrën

Shqiptarja vdiq pas dhunës nga bashkëshorti/ Çfarë dihet

Një konflikt që dyshohet se ndodhi më 12 mars mes çiftit N.B dhe F.B në Zvicër përfundoi me vdekjen e gruas kosovare, F,B. Ajo vdiq më 19 mars, pas një jave në kujdesin intensiv. 

Nga Prokuroria zvicerane thuhet se burri saj është në paraburgim dhe është duke u hetuar.

Gjithçka ndodhi në shtëpinë e tyre në Schafisheim të Zvicrës.

44-vjeçarja së bashku me burrin e saj, N.B, 46-vjeçar kishin tre fëmijë nga lidhja bashkëshortore.

Në mediat zvicerane thuhet se njëra nga vajzat e kishte lajmëruar rastin e dhunës në Polici. Viktima F.B ishte gjetur në gjendje tejet të rëndë dhe raportohej se ndihma e parë e kishte kthyer në jetë.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre që dyshohet se çuan deri në vrasjen e F.B.

Prokuroria në Zvicër thotë se ende nuk dihet motivi që dyshohet se e ka shtyrë kosovarin që ta rrahë gruan për vdekje, por se janë duke vazhduar hetimet në këtë drejtim.

Shqiptarja vdiq pas dhunës nga bashkëshorti/ Çfarë dihet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore