
Shqiptari vret grekun e intubuar, i heq prizën: Nuk duronte dot zhurmën e aparatit të frymëmarrjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku raportohet se një shqiptar 60-vjeçar, i shtruar në një prej spitaleve të Athinës pas infektimit me covid, raportohet se ka kryer një vrasje me dashje, duke i hequr prizën aparatit të frymëmarrjes së një shtetasi grek 77-vjeçar. Ata qëndronin në të njëjtën dhomë dhe e gjitha ka ndodhur për shkak të zhurmës së ventilatorit.
Në raportin paraprak të autoriteteve të siguruar nga "Protothema" shkruhet se alarmi i aparatit të frymëmarrjes është dhënë rreth orës 23:00 të datës 07.04.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike të spitalit të Kryqit të Kuq, ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të arterieve koronare.
Në dhomë ndodhej shtetasi grek, me inicialet S.E., 77 vjeç, i intubuar dhe shtetasi shqiptar me inicialet M.S., 60 vjeç, i cili nuk ishte i intubuar. Mjekët nuk arritën ta kthejnë në jetë 77-vjeçarin dhe në orën 00:12 vdekja e tij u konfirmua.
Aty u zbulua se priza e ventiluesit kishte dalë, tubi i frymëmarrjes kishte dalë nga baza dhe ekrani i ventiluesit ishte përmbysur. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjetën gjurmë gishtash të shqiptarit në pajisjen e ventilatorit. Momentalisht, shtetasi shqiptar nuk është arrestuar, pasi po trajtohet në spital, ndërsa mjekët thanë se në të kaluarën ka pasur çrregullime të shëndetit mendor.
Prej ditësh ai ankohej për zhurmën e aparatit të frymëmarrjes së shtetasit grek dhe donte ta linin vetëm në dhomë. Mjekët u thanë hetuesve se ditët e fundit gjendja shëndetësore e 77-vjeçarit grek ishte përmirësuar ndjeshëm dhe po bëhej gati që të dilte nga intubimi.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të or...
Historia e plotë >
“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh...
Historia e plotë >
Pabarazi dhe pakënaqësi/ Ballkanit do t'i duhen vite për vaksinën anti Covid, shqetësimi në Shqipëri janë manifestimet

Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë

Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit
Historia e plotë >


