Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptari mes jetës dhe vdekjes në burgun grek, avokati bën thirrjen e fortë për shtetin

Shqiptari mes jetës dhe vdekjes në burgun grek, avokati bën

35-vjeçari shqiptar, Eduard Derka ndodhet i burgosur në Greqi në gjendje të rëndë shëndetësore. Avokati Alban Duraj tregoi për “Shqipëria live” se rasti i Eduartit është “një ndër mijëra rastet që i kanë ndodhur shqiptarëve në burgjet greke”. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të ndërhyje dhe të mbrojë interesat e shtetasve të vet.

“Shteti ynë në Greqi nuk ka bërë punën e vet, të mbrojë interesat e qytetarëve të saj. 10 shqiptarë janë raportuar se kanë humbur jetën në burgjet greke në 2019, por janë shumë më shumë, aq janë deklaruar.

Shteti ynë nuk bën asgjë për të mbrojtur këta qytetarë. Duhet të reagojë ambasada. Sado që të marrë një avokat grek zotëria, ai nuk mund t’ia mbrojë interesat, në shtetin grek diskriminohen emigrantët.

E drejta e jetës, e drejta e mjekimit, janë të papranueshme, është komplet shkelje. Është e papranueshme dhuna ndaj një të dënuari”, tha avokati Alban Duraj.

Shqiptari mes jetës dhe vdekjes në burgun grek, avokati bën

Muzikanti shqiptar Eduard Derka, i njohur me emrin e artit "Eduard DB" ose "EDB" ndodhet sot pas hekurave të qelisë në Greqi dhe jeta e tij është në ‘fije të perit’.

35-vjeçari nga Lushnja është i dënuar në burgun në Koridall, Greqi me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje.

Edhe xhaxhai i tij, Riza Derka foli sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku bëri të ditur se nipi nuk ka qenë invalid, por është bërë në burg nga dhuna e vazhdueshme. Ai rrëfeu se 35-vjeçari dergjet ne krevat me këmbën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë.

Shqiptari mes jetës dhe vdekjes në burgun grek, avokati bën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore