Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptari kthehet në “tmerrin” e grekëve/ Ja si kryente grabitjet “spektakolare” në banka e kazino

Shqiptari kthehet në “tmerrin” e grekëve/ Ja si kryente

Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Atika, pasi akuzohet se ishte pjesëtar i një bande që kryente vjedhje të shpeshta në filialet e bankave dhe dyqaneve të lojërave të fatit në atë zonë.

Së bashku me shqiptarin është arrestuar dhe një 22-vjeçar me origjinë bullgare, ndërsa dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kishin krijuar një organizatë kriminale që prej shtatorit të vitit 2021. Ata kryenin grabitje të armatosura, ndërsa maskoheshin duke fshehur fytyrën me kapele apo paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale.

Pasi kërcënonin punonjësit e dyqanit përkatës me armë dhe pasi merrnin paratë nga kasa Ata arratiseshin me shpejtësi.

Sipas policisë, shqiptari më pas për të mos ngjallur dyshime, ndërronte rrobat që vishte gjatë çdo grabitjeje dhe zakonisht vishte një jelek fluoreshent që i referohej një punonjësi të Bashkisë. Ikja e sigurt e autorit nga vendi i grabitjes është siguruar nga bashkëpunëtorët e tij të cilët e prisnin aty pranë. Në të njëjtën kohë, bashkëpunëtorët janë ngarkuar edhe me rolin e zjarrfikësit, duke njoftuar autorin për një lëvizje të mundshme të forcave të policisë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake të Departamentit të Krimeve të Pronës, janë zbardhur 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Mosçato, nga të cilat 8 në degë bankash dhe 3 me dyqane lojërash fati.

Sipas policisë, shuma totale e përfituar nga anëtarët e organizatës kriminale shkon në 76 548 euro. Bëhet me dije se 42-vjeçari është arrestuar në të kaluarën për shkelje të ligjeve të drogës, falsifikim dhe arratisje nga i burgosuri, ndërsa 22-vjeçari është arrestuar për pranim dhe shpërndarje të produkteve të veprës penale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore