
Shqiptari kapet në fermën mijëra paund të kanabisit, si e tradhtuan aroma e fortë dhe komshia
Policia britanike ka arrestuar 25-vjeçarin shqiptar Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë kanabisi në zonë pasi një efektiv policie u tregua shumë i kujdesshëm gjatë patrullimit.
Mediat britanike raportojnë se një efektiv policie kishte ndjerë aromën e kanabisit në lagje duke filluar të kërkonte se nga vinte. Pasi pikasi një shtëpi ai trokiti atje, por askush nuk i hapi derën edhe pse prej saj dilte aromë kanabisi, ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura.
Më pas, polici trokiti në derën e komshies, e cila e hapi dhe e ftoi atë brenda.
Komshia i rrëfeu policit se në shtëpinë ngjitur qendronin tre të rinj të huaj, ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhurma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj.
Bashkë me dy kolegë të tjerë, polici u fut në “shtëpinë e barit” duke gjetur aty vetëm 25-vjeçarin shqiptar.
Gjatë kontrolleve u gjetën një numër i madh rrënjesh kanabisi me vlerë tregu 152 000 paund.
Në dëshminë e tij në gjykatë ai u shpreh se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që kultivimi i kanabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.
Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >