Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptari dhunon bashkëshorten në Greqi, fqinjët ia heqin nga duart: Dëgjuam të bërtitura, ai na tha se…

Shqiptari dhunon bashkëshorten në Greqi, fqinjët ia heqin nga

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 muaj burg për dhunë në familje, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Hania, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat greke, 27-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres, ndërsa ka qenë fqinja ajo që e ka shpëtuar pasi ka dëgjuar të bërtiturat.

Fqinja ka treguar se ka shkuar në banesën e tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhte, por shqiptari i kishte thënë se çdo gjë ishte në rregull. Pas këmbënguljes së saj, dhe pohimit nga gruaja e tij se po e dhunonte, 27-vjeçari ka shpërthyer edhe ndaj fqinjës me ofendime.

Sakaq, pas arrestimit është zbuluar se çifti shqiptar nuk kishin dokumentacione, e për këtë arsye pritet që të dëbohen drejt Shqipërisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore