Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptari alarmon policinë në Skoci: Na ndihmoni ta gjejmë sepse...(FOTO-EMRI)

Shqiptari alarmon policinë në Skoci: Na ndihmoni ta gjejmë

Mediat në Skoci raportojnë se një shqiptar është “zhdukur” prej disa ditësh në zonën e Paisleyt.

Referuar mediave skoceze, i zhdukuri është shqiptari Iren Muca, 31 vjec. Për herë të fundit ai është parë në rrugën Christie Street, rreth orës 2:30 të së shtunës, datë 4 korrik 2020.

Policia ka publikuar foton e tij, ndërsa thuhet se Muca di shumë pak anglisht e nuk ka të afërm në zonë.

Sergeant Megan Bryson, njeriu që po heton “zhdukjen” tha se Muca kishte pak kohë që kishte ardhur në zonë. Bryson u shpreh se autoritetet janë duke vëzhguar kamerat, për të parë lëvizjet e tij të fundit.

Policia i ka bërë thirrje komunitetit të zonës, që kushdo që e shikon shqiptarin, të mund të raportojë rastin në stacionin më të afërt policor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore