
Shqiptari aksidentoi të renë në Selanik dhe e la në rrugë/ Flet nëna e vajzës: Shpresojmë për një mrekulli
Zbardhet dëshmia e nënës së vajzës që u aksidentua nga një i ri shqiptar në Selanik. “Vajza ime e vogël ishte e sigurt pranë familjes së saj deri në orën 11 të mbrëmjes, deri sa takoi makthin”, tha nënëa e saj.
Nëna e vajzës së re, e cila është me origjinë nga Chania dhe ka studiuar në Shkollën Veterinare të AUTH-së, thekson se gjendja shëndetësore e së bijës cilësohet tejet kritike nga mjekët e spitalit Papageorgiou.
Shqiptari pasi e aksidentoi të renë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, për t’ju shmangur arrestimit.
Për protothema.gr foli edhe tezja e vajzës 21-vjeçare, e cila deklaroi se Ema u largua nga Chania në fluturimin e fundit për në Selanik. “Ajo nuk donte të merrte makinën e saj në Selanik, të shkonte në një qytet të huaj dhe të na shqetësonte. Ajo nuk pinte, donte të ishte e sigurt. Tani shpresojmë për një mrekulli për jetën e saj”, thekson tezja.
“Situata është shumë e vështirë. Policia është në kërkim të autorit, por edhe nëse do ta gjejë do të dalë dhe do të jetë i lirë. Sot ajo ishte mbesa ime, nesër do të jetë një tjetër fëmijë”, thekson ajo.
“Nuk kishte ndërmend të ndalonte. Ai nuk donte ta ndihmonte vajzën. Ai donte të largohej, u kthye mbrapa dhe e shkeli përsëri dhe gjithçka që i interesonte ishte largimi nga skena. Ky njeri nuk ka ndjenja, ai bëri atë që donte”, shtoi tezja. Tashmë 30-vjeçari shqiptar, i cili është identifikuar nga policia, është shpallur në kërkim.


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >


ZYRTARIZOHET data! Berisha njofton datën e protestës së opozitës
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Zgjohet" Bordi i Transparencës dhe ndryshon sërish çmimet e karburantev...
Historia e plotë >
Plas sherri mes policëve në Tiranë, punonjësi i FNSH i nxjerr armën shef...
Historia e plotë >
Keni probleme me veshkat? Ky është ushqimi më i dëmshëm

I ftohti 'mbërthen' Shqipërinë/ Të gjithë mezi e prisnit, ja dita kur zbardhet nga bora Tirana

Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament, çfarë zbuloi studimi tjetër?
Aktualitet


E RËNDË në Korçë/ Përplaset makina e prefektit, detajet e para
Historia e plotë >

