Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqiptarët në Siri/ “Mos u bëj cinik e qan këtu kot”, ministri Lleshaj debat të ashpër me Agron Shehajn

Shqiptarët në Siri/ “Mos u bëj cinik e qan këtu

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke folur nga Libani në lidhje skype në emisionin “Open” ka debatuar me ish-deputetin e PD, Agron Shehaj.

Shkak i debatit ishte angazhimi i shtetit shqiptar në shpëtimin e shqiptarëve të mbetur në kampet siriane.

Sipas ministrit Lleshaj, shteti ka bërë maksimumin për shqiptarët në Siri dhe për këtë arsye ai ka shkuar për herë të dytë në Liban.

Ndërsa Shehaj e akuzoi se e ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë dhe pse sipas tij i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Lleshaj: “Mos u bëj cinik”

Shehaj: Ata janë shtetas shqiptarë ministër, duhen ndihmuar dhe e keni për detyrë t’i ndihmoni

Lleshaj:  Qan tani kot këtu por je vonë, vajtim i shtirur, unë kam ardhur për arsye humanitare, s’vi se e kam detyrim ligjor.

Shehaj: E ke mo si se ke, detyrim ligjor e ke, çfarë thua kështu.

Lleshaj: Po rri se nuk më intimidon ti mua, kot nuk do vija dy herë këtu. Rasti i Alvin Berishës është bërë në bashkëpunim nga italianët dhe ne. Unë personalisht e kam pritur Alvin Berishën. Po s’dua të marr kredite. Se realizimi është të bëjmë punën të realizojmë misionet, s’do bëj shoë me këto gjëra. Di që jemi angazhuar maksimalisht, po se ku do shkojmë një Zot e di, ishalla aty ku duam

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore