Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Shqiptarët mund të lëvizin lirisht në Europë me pasaportë vaksinimi"/ Reagon Rama: BE aprovon Shqipërinë

"Shqiptarët mund të lëvizin lirisht në Europë me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian, i cili njohu Certifikatat e Vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria. 

"Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pasaportën digjitale të vaksinimit.

BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t'u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka", shkruan Rama.

Gjithsesi, duhet thënë se pasaporta e vaksinimit është e vlefshme vetëm për vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave. Konkretisht për vaksinën e Pfizer, Moderna, Astrazenneca dhe Johnson&Johnson.

Në Shqipëri nga këto katër vaksina, përdoren vetëm AstraZeneca dhe Pfizer. Ndërkohë që vaksina e Sinopharm, CoronaVac dhe Sputnik V nuk janë miratuar për përdorim emergjent nga EMA, për pasojë ato nuk njihen nga shumica e vendeve të unionit evropian, në përjashtim të shteteve të veçanta si Hungaria apo Greqia të cilat i kanë pranuar.

Kjo do të thotë se vaksina kineze, nuk njihet./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore