
“Shqiptarët duhet të ndalohen…”/ Ministri britanik i Emigracionit: Të mos kërkojnë azil në Britani
Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, ka thënë ministri britanik i Emigracionit.
Robert Jenrick tha se shtetasit që vijnë nga Shqipëria duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil” pasi ata vijnë nga një vend “demostrueshëm i sigurt”.
Komentet e tij erdhën pasi Home Office refuzoi të komentonte një raport në The Sunday Times, i cili pretendonte se ministrat britanik po punojnë për legjislacionin që do të ndalojë azilkërkuesit që hyjnë në mënyrë të paligjshme të qëndrojnë në Britaninë e Madhe.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u raportua se po i kërkonte kryeministrit Rishi Sunak të mbështeste planet për të ndaluar çdo migrant të paligjshëm pas mbërritjes.
Skynews raporton se qeveria britanike ndodhet nën presion të madh nga deputetët konservatorë në lidhje me çështjen e klandestinëve që përdorin varka të vogla për të transportuar emigrantët përtej Kanalit.
‘Shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e 33,000 emigrantëve që mbërritën gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti. Ministri i Emigracionit deklaroi se tha se ata tani ishin “përparësia numër një”.
Javën e kaluar kryeministr Sunak zhvilloi bisedimet e tij të para me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në të cilat ata ranë dakord të mbyllnin “boshllëqet” që parandalonin kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar’, shkruan Skynews.
Ministri britanik, Jenrick i tha GB News: ” Shqipëria është një vend i sigurtë. Është shumë e vështirë të shihet se si një shqiptar duhet të jetë në gjendje të kërkojë me sukses azil këtu në MB.
“Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë, dhe një mijë shqiptarë janë kthyer tashmë. Ne po shohim se çfarë mund të bëjmë atje. Ne po ndjekim edhe kanalet diplomatike”, shtoi ai.




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >
Plas SHERRI në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona dhe gruaja shtatzënë
Historia e plotë >

Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >