Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Shqiptarët duan Kushtetutë të qytetarëve, jo të “popullit serb”

"Shqiptarët duan Kushtetutë të qytetarëve, jo të

Pas thirrjes së zyrtarëve të Serbisë që përfaqësuesit e shqiptarëve të marrin pjesë në ndryshimin e Kushtetutës – pjesës për drejtësinë – shefi i grupit parlamentar SDA Sanxhak – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se ai do të merrte pjesë në propozimet për të ndryshuar këtë pjesë të aktit më të lartë juridik, porse nuk i mbështet ndryshimet e pjesshme.

“Nëse procedura e ndryshimit të Kushtetutës tashmë ka filluar, do të ishte më mirë të ndryshohej e gjithë Kushtetuta, sesa vetëm një pjesë e caktuar”, tha Kamberi, për të shtuar se ndryshimet janë të nevojshme edhe në pjesë të tjera të Kushtetutës, me qëllim harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë evropian.

Serbia, në kuadër të procesit të integrimit në BE, është zotuar se do të ndryshojë pjesën për drejtësinë në Kushtetutë, për të siguruar pavarësinë e saj.

Në seancën e 7 qershorit, deputetët e Parlamentit të Serbisë miratuan propozimin e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën në këtë pjesë. Referendumi mbi ndryshimet pritet të mbahet në vjeshtë. Përfaqësuesit e shqiptarëve nga jugu i Serbisë votuan kundër propozimit të qeverisë.

Pse po ndryshon Kushtetuta e Serbisë?

Kushtetuta aktuale e Serbisë është miratuar pas një referendumi në tetor të vitit 2006. Qysh në mars të vitit 2007, Komisioni i Venecias – një organ këshillimor në fushën e së drejtës kushtetuese të Këshillit të Evropës – e ka kritikuar Serbinë dhe ka thënë se Kushtetuta e re “i ka të gjitha tiparet e shkrimit të nxituar, që nuk është afër standardeve të mëparshme”.

Shqetësime janë shprehur edhe për “rolin e madh të Parlamentit në emërimet në gjyqësor”. Në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë në rrugën drejt BE-së, të publikuar në tetor të vitit 2020, Serbia është kritikuar për mungesë përparimi në fushën e drejtësisë.

Kryeministrja Bërnabiq ka thënë në fund të tetorit, 2020, se detyra e qeverisë së saj është të përshpejtojë pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe se hapi i parë drejt kësaj është ndryshimi i Kushtetutës në fushën e drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, tha më 6 qershor se referendumi për ndryshimet në Kushtetutë mund të mbahet në vjeshtën e këtij viti.

Fjalimi në Parlamentin serb i Kamberit

Nuk ka dyshim që Kushtetuta e Republikës së Serbisë do duhet të ndryshohet dhe në procesin e ndryshimit të Kushtetutës duhet patjetër të sigurohen më shumë procese demokratike dhe ndëgjim publik.
Në këtë shtet ka kohë që pushteti nuk është publik as transparent, nuk është juridikisht i kufizuar dhe nuk është i përkushtuar për liri dhe barazi të qytetarëve. Në këtë shtet Kushteta është e rëndësishme vetëm si instrument i fuqisë shtetërore.

Të gjithë e dijm që shpejtësia e procesit të bisedimeve me Bashkimin evropian varet nga shpejtësia e reformave dhe përshtatshmërisë me rregullat e BE-së, si dhe nga shpejtësia dhe aftësia për aplikimin e rregullave të përmendura.

"Bisedimet janë rigoroze por të drejta’’ ka thënë në një rast ish shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, ambasadori Majkel Davenport. Përgjat këtij procesi “Serbia duhet të tregojë përkushtim në vlerat e përgjithshme, politikat dhe standardet e BE-së, si dhe përkushtim në mbizotërimin e ligjit dhe rrespektimin e barazisë dhe të drejtave elementare”.

Iniciativën e tanishme për ndryshimin e pjesërishëm të Kushtetutës (Neni. 142-165), (Neni 99), (Neni. 105 dhe Neni. 172), e cila ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit vendorë me atë të BE-së, e konsideroj si të pamjaftueshme sepse ajo përfshinë vetëm çështjet nga Kapitulli 23 dhe 24, ndërsa mbetet Kapitulli 33 i cili duhet harmonizuar me rrjedhat ligjore evropiane dhe me rregullimin kushtetues evropian.
Duke u nisur nga nevoja që rruga e Serbisë drejt BE-së duhet të përshpejtohet, konsiderojmë që është e patjetërsueshme që të ndryshohet e gjithë Kushtetuta dhe jo vetëm pjesë të caktuara të sajë, sepse ndryshimet e pjesëshme, duke e marr parasysh procedurën komplekse dhe periudhën kohore të nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën, munden vetëm ta stërgjasin qëllimin strategjik përfundimtar – anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE.
Sikur qysh ekzistojnë argumente për ndryshimin e Kushtetutës në sferën e drejtësisë, ekzistojnë poashtu numër i madhë i argumenteve relevante për ndryshimin e Kushtetutës në tërësi.
Unë me këtë rast do t’i përmend vetëm disa prej tyre:
Neni. 1 i Kushtetutës i cili Republikën e Serbisë, ne radhë të parë, e definon si “shtet të serbëve” është problematik nga aspekti i pakicave. Republika e Serbisë për nga struktura nacionale është heterogjene. Mbi 20% të popullsisë së sajë e përbëjnë pjestarët e pakicave nacionale prandaj definicioni i shtetit si shtet i vetëm një populli, i popullit shumicë “përforcon bindjen që pjesëtarët e nacionaliteteve dhe bashkësive tjera janë qytetarë të rendit të dytë”. Edhe Komisioni i Venecias ka paraqitur qëndrimin duke thënë “se ka hapsirë për kritikë për vendosjen e theksit mbi karakterin etnik të shtetit”.
Nëse shikojmë shembujt nga rajoni, mjafton të shihet shembulli i Malit të Zi, Kushtetuta e së cilës në Nenin 2 thotë “Bartës i suverenitetit është qytetari i cili ka nënshtetësi të Malit të Zi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni. 2 Republika e Kosovës është shtet i qytetarëve të sajë.
Neni 1.5. Partitë politike
Kritikat e ekspertëve kanë të bëjnë me pikën 3. Neni 1.5. i cili parasheh ndalimin e veprimit politik të partive politike me arsyetimet mbi ndalimin e veprimit në mënyrë taksative. Mendimi i Komisionit të Venecias është që aplikimi i këtij qëndrimi duhet patjetër të përshtatet me Nenin. 20 i cili rregullon çështjen e ndalimit/shkurtimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave por edhe me Nenin. 10 dhe 11 të Konventës evropiane mbi të drejtat e njeriut, rrespektivisht që “vetëm arsyet e forta dhe imperative mund të arsyetojnë kufizimin e lirisë të organizimit politik”.
Neni.10 Gjuha dhe shkrimi
Në mendimin e Komisionit të Venecias thuhet se “vërehet që në krahasim me Kushtetutën e vitit 1990 ekziston ulje në aspektin e mbrojtjes së gjuhëve të pakicave, sepse në Nenin 8. të Kushtetutës të atëhershme ka qenë në mënyrë të qartë e theksuar se edhe shkrimi latin është në përdorim zyrtar”. Edhepse në Nenin. 20, pikën 2. Kushtetuta parasheh që “nuk zvoglon nivelin e të drejtave të njeriut dhe pakicave të arritura më parë”. Prandaj, duke pasur parasysh që shumica e pjestarëve të pakicave nacionale, numri dhe shpërndarja territorial e të cilëve duhet marr parasysh, përdor shkrimin latin, duhet rishikuar nëse Neni. 10 rregullon në mënyrë të drejtë përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit të pakicave.

Neni.12. Autonomia Krahinore dhe lokale

Edhe pse ky Nen Organizimin Krahinor dhe lokal e sheh si të drejtë qytetare, bie ndesh me nenet e pjesës së shtatë të Kushtetutës nën emrin “rregullimin territorial”. sic thot profesori M. Pajvanqiq “kushtetuta nuk e rregullon të drejtën e qytetarëve në autonomi krahinore dhe lokale por një gjë të till bëhet në kuadër të kornizës ligjore. Poashtu kushtetuta nuk e rregullon cështjen e regjionalizimit, e cila është e domosdoshme që, përshkak të vecorive etnike, gjeografike, fetare dhe ekonomike të rajoneve, të bëjë të mundshme zhvillimin e barabart ekonomik dhe të lehtësoj realizimin e të të drejtave të garantuara të njeriut dhe pakicave.

Neni. 16 – Mardhëniet ndërkombëtare
Komisioni i Venecias ka qëndrim kritik ndaj Nenit .3 pikës 3. në të cilin thuhet që marrëveshjet ndërkombëtare duhet patjetër të jenë në përputhje me Kushtetutën. Komisioni i Venecias përmend Nenin. 27 të Konventës së Vienës e cila thotë “një anëtare nuk mund të thirret në rregullat e saja të mbrendshme për të arsyetuar mospërmbushjen e obligimeve”.

Të drejtat e njeriut

Ekspertët vlersojnë që pjesa e Kushtetutës e cila rregullon të drejtat e njeriut: Parimet themelore, nenet (18-22), Të drejtat dhe lirit e njeriut (23-74), Të drejtat e pakicave nacionale (Nenet 75 – 81), është i bazuar në Paktin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat politike të Kombeve të Bashkuara nga viti 1996, që paraqet mangësi, sepse të drejtat e njeriut që atëherë janë zhvilluar prandaj edhe është me rëndësi që për bazë të mirren dokumente më të reja ndërkombëtare, si psh. Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Një sëri e dispozitave janë nën standardet evropiane dhe ndërkombëtare e të cilat duhet patjetër të standardizohen dhe përafrohen me standardet evropiane, në mes të cilave janë edhe të drejtat e gruas, çështja e diskriminimit, dispozitat mbi kufizimin e të drejtës qytetarë për t’u organizuar, dispozitat mbi kufizimin e të drejtave të njeriut në rrethana të caktuara, pjesë të të drejtave sociale dhe ekonomike.

Në analizat e ekspertëve një pjesë e Kushtetutës shpesh krahasohet me Kartën e të drejtave të njeriut dhe pakicave në kohën e Serbisë dhe Malit të Zi dhe thuhet që Kushtetuta aktuale mbetet mbrapa në aspektin e të drejtave të njeriut dhe që eliminohen të drejtat e arritura të cilat ishin të garantuara me Kartën nga viti 2003.

Ekspertët konstatojnë që në Serbi nuk është krijuar korniza ligjore për realizimin e të drejtave të caktuara të garantuara me standarde evropiane, sepse në tekstin e Kushtetutës është e përfshirë një listë e gjatë e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore, të ashtuquajtura të drejta të gjeneratës së dytë dhe të tretë, për cka edhe realizimi i tyre do të mvaret nga mjetet të cilat do t’i sigurojë ligjëvësi e në grumbullimin e të cilave do të përfshihen edhe gjykatat që dmth se sesioni i të drejtave të njeriut do të shndrrohet “në listë dëshirash” në vend të të drejtave të zbatueshme.

Standardet aktuale ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut nuk janë të theksuara si burim i të drejtave prandaj edhe në praktikë, gjykatat nuk thirrën në standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në fuqi.

E diskutueshme është edhe Dispozita e Nenit 20. e cila flet mbi kufizimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave për të cilën ekspertët vlersojnë që përshkak të paqartësive të kësaj dispozite nxiten probleme në interpretimin dhe implementimin e të njejtës.

Neni 20. nuk lidhë kufizimet e të drejtave dhe lirive me qëllim të caktuar legjitim por lejon që kufizimet në cfardo qëllimi, prandaj edhe formulimi i till i Nenit. 20 nuk është në përputhshmëri me Konventën evropiane mbi të drejtat e njeriut.

Në Kushtetutën aktuale është kontestues edhe Neni 21 i cili parasheh ndalimin e diskriminit.
Edhe pse Kushtetuta ndalon cfarëdo forme të diskriminimit është kontestuese pjesa e Kushtetutës e cila ka të bëjë me masat e vecanta, rrespektivisht masat afirmative ose diskriminim pozitiv të cilat ndërmirren me qëllim të largimit të pabarazisë faktike dhe realizimin e plotë të barazisë së qytetarëve të cilat janë në pozitë të pabarabartë me qytetarët e tjerë.
Këto masa janë problematike sepse nuk konsiderohen si diskriminuese, prandaj edhe është e domosdoshme që të inkuadrohet faktori antidiskriminues.

Në Nenin 39. ekspertët konsiderojnë terminologjikisht jo konsistente në lidhje me arsyet që janë bazë për kufizimin e lirisë së levizjes, sekretin e letrave, ruajtjen e të dhënave personale, lirinë e të menduarit dhe besimit dhe lirinë e të shprehurit. Në Kushtetutë përmenden arsye të ndryshme si bazë për të kufizuar të drejtat dhe liritë. P.sh. (Mbrojtja e Republikës, Neni.39), (Siguria e Republikës Neni 41 dhe 42), (Siguria publike dherendi public Neni 43), (Siguria nacionale Neni 46).
Përdorimi i pakujdesëshëm e kësaj terminologjie mund të jetë arsye për praktika të ndryshme përgjatë marrjes së vendimit mbi kufizimin e të drejtave.

Edhe pse në Nenin 50 të Kushtetutës konstatohet që në Serbi nuk ka cenzurë, cenzura nuk ndalohet decidivisht e as nuk përshkruhet dënimi i sajë. Prandaj shtrohet pyetja sa ka kuptim deklarimi rreth cenzurës nëse nuk janë të parapara sanksionet për cenzurë?

Në Nenin 58 garantohet e drejta mbi pasurinë, por dispozita e cila përshkruan mundësinë e kufizimit të gëzimit të të drejtës mbi pasurinë nuk përmbanë dispozitë proporcionale, prandaj edhe nuk është në përputhje me obligimet ndërkombëtare që Serbia ka marr mbi vete.
Neni 76 i cili rregullon të drejtat e pakicave nacionale. Kushtetuta, rregullon mundësinë e ndërmarrjes së masave të veçanta me qëllim të arritjes së barazisë së plotë të pakicave nacionale me qytetarët të cilët i përkasin shumicës, por, kushtet që lejojnë ndërmarrjen e këtzre masave janë të përcaktuara në mënyrë restriktive.

Ndërmarrjen e masave të këtilla, Kushetuta e lejon, vetëm në situatat e ekzistimit të “kushteve veçanërisht të papërshtatshme” që godasin pakicat nacionale. Prandaj, me të drejtë shtrohet dilema se a duhet të mbeten vetëm “rrethanat veçanërisht të vështira” si mundësi e ndërmarrjes së masave të këtilla e që ato të mos konsiderohen diskriminuese.

Parimet e ndarjes strikte të kompetencave ndërmjet pushtetit qendror, krahinor dhe atij lokal nuk janë të qarta.

Rajonalizimi
Serbia ka nevojë për regjionalizim (rajonalizim) dhe decentralizim për t'u bërë shtet më i mirë për jetesë për gjithë qytetarët, sepse zhvillimi i pabarabartë regjional po krijon pabarazi dhe nxitë migrime masive në pjesët e ndryshme të vendit.

Transferi i kompetencave nga niveli qendror në nivel lokal, që qytetarët të munden që vetë të aprovojnë vendimet dhe zgjidhin çështjet me rëndësi është i domosdoshëm. Mjerisht, në kërkesën për regjionalizim dhe decentralizim, pushteti reflekton me akuzën për secesionizëm.

Edhe pse shumë autorë e konsiderojnë pa efekt juridik, nuk është e detyrueshme, qoftë për shkak të natyrës së saj tepër formale nuk ka sanksione, qoftë sepse nuk konsiderohet normë juridike, sepse nuk parasheh rregula të sjelljes, Preambula e Kushtetutës gjithashtu paraqet pengesë për integrimin europian të Serbisë. Një preambulë e këtillë është pengesë serioze për normalizim të raporteve me Kosovën.

Është fakt i njohur se gjatë bisedimeve me BE duhet ndërtuar balancë lidhur me përparimin në çdo Kapitull. Nëse përparimi në Kapitujt 23 dhe 24 do të ketë ngecje serioze në raport me kapitujt tjerë, Komisioni evropian mund të ndërpresë bisedimet për kapitujt tjerë, deri sa nuk rivendoset balansi dhe shënohet përparim.

Kapitujt 23 dhe 24 mbyllen të fundit.

Përparimi në raport me normalizimin gjithpërfshirës në raport me Kosovën i përfshirë në kapitullin 35 - Çështjet tjera, duhet të jetë konstant gjatë gjithë periudhës së bisedimeve. Sikurse në Kapitujt 23 dhe 24 , edhe te ky Kapitull, Komisioni evropian ka mundësinë që, nëse Serbia nuk shënon progres, në normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërprejë bisedimet. Në kuadër të kornizës për bisedime, për Serbinë, Kapitulli 35 ka rëndësinë e njëjtë me kapitujt 23 dhe 24.

Teksti i Preambulës së Kushetutës është pengesë e çfarëdo iniciative për normalizim të raporteve me Kosovën.

Argumenti kryesor për ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e gjyqësorit është që Kushtetuta e sotme krijon hapësirë të tepërt për ndikim të pushtetit ekzekutiv dhe ligjëvënës në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të gjyqësorit, thuhet në propozimin e qeverisë.

Po ashtu edhe Komisioni i Venecias ka përmendur “rrolin e tepërt të parlamentit me rastin e emërimeve në gjyqësor”. Prandaj ndryshimi i Kushtetuës në pjesën e cila ka të bëjë me gjyqësorin paraqet mundësinë e vendosjes së garancioneve kushtetuese të pavarësisë së sferës së gjyqësorit nga cfardolloj ndikimi dhe presioni politik dhe vendosjen e plotë të ndarjes së pushteteve i cili me ndihmën e vendosjes së drejtësisë, qytetarëve do t’i mundësoj qasje në drejtësi.

Me qëllim të vendosjes së standardeve të rëndësishmë është e domosdoshme të ndërtohet bashkëpunimi i gjithë faktorëve në shoqëri. Lidhur me ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin duhet theksuar që përshkak të ikjes nga debate primarë – pavarësisë së gjyqësorit, Shoqata e gjykatësve të Serbisë, Shoqata e prokurorëve dhe zv/prokurorëve public, Qendra për hulumtime juridike dhe Komiteti i juristëve për të drejtat e njeriut – YUCOM, kanë marr vendim për të ndërprerë pjesmarrjen në këtë proces.

Ky akt ulë legjitimitetin e vetë procesit të ndryshimit të Kushtetutës. Poashtu, kritikat e opinionit profesional flasin se Ministria e Drejtësisë nuk ka ndryshuar konceptin e deritanishëm të ndryshimeve kushtetuese për sferën e gjyqësorit me anë të së cilit kjo degë e pushtetit vendoset në pozitë të nënshtruar dhe kontrolluar, sepse:
? Ka propozuar konceptin sipas të cilit pushteti ekzekutiv dhe legjislativë kontrollojnë pushtetin gjyqësorë, që pavarsinë e gjyqësorit e shndrron në formalitet.
? Ka dështuar në definimin e përmbajtjes së pushtetit gjyqësor.
? Ka anashkaluar garancione të rëndësishme: buxhetin gjyqësor, pagat dinjitoze, lirinë e të shprehurit dhe lirinë e bashkimit të gjykatësve.
? Ka mundësuar rishikimin e secilit vendim gjyqësor jashtë gjyqësorit (nga ana e Gjykatës kushtetuese e cila nuk është pjesë e sistemit gjyqësor dhe gjykatësit e së cilës nuk japin garancione të paanshmërisë).
? Ka rrezikuar garancionin e mostransferimit të gjykatësve duke zgjeruar mundësinë e transferit të gjykatësit edhe jashta vullnetit të tijë në gjykatën tjetër.
? Ka ngritur në nivel kushtetues dhe ka parashikuar si kusht për emërimin e gjykatësve – një nga mënyrat e trajnimit të gjykatësve – Akademinë gjyqësore, që është institucion i ri, i padëshmuar dhe pa garancione të paanshmërisë.
? Ka rritur ndikimin në Këshillin e lartë gjyqësorë.
? Kërkohet rikthimi i emërtimit të vjetër për gjykatën më të lartë – Gjykata supreme.
? Gjykatës supreme t’i jepet e drejta që përmes vendimeve të veta të ndërtojë praktikën gjyqësore.
? Të eliminohet emrimi provues i gjykatësve.
? Emërimi i gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatava t’i besohet Këshillit të lartë të gjyqësorit.
? Përbërja e Këshillit të lartë të gjyqësorit të ketë numrin tek , me numër më të madhë të gjykatësëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore