Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Shqipëria rrezikohet nga Rusia”/ Deklarata e fortë e Çupit: Nëse nuk sulmojnë drejtpërdrejt SHBA-të, do sulmojnë Tiranën

“Shqipëria rrezikohet nga Rusia”/ Deklarata e fortë e

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, me moderatore Elisa Gjeranin. Ai ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa tha se Shqipëria ka një rrezik të madh për t'u sulmuar ushtarakisht nga Rusia.

Sipas tij, vendi ynë është shumë pro-amerikan dhe për këtë arsye është shënjestër kryesore e Moskës.

“Kemi një rrezik tjetër, rrezikun e një sulmi të armatosur të Rusisë. Nuk e ndajmë dot Shqipërinë nga Serbia etj, Jemi një mnjë moment kur situata, entuziasmi, situata e optimizmit, e besimit janë dëmtuar, ndaj shtetit, politikës, intelektualve, mediave dhe ligjit sidomos. Janë shumë të rinuara dhe të goditura. A do jemi ne një komb që do të shkojmë apo të drejtohemi për nga pjesa kur do mund ta përballojmë luftën, apo do shpartallohemi në ligësitë tona? Po vjen si fantazim në Evropë. Ky është problemi kryesor.  

Tirana është e rrezikuar për disa arsye. Presidenti i Rusisë ka shpallur mobilizimin e pjesshëm. 1 milion ushtarë për në front. Mobilizimi i dytë pas Hitlerit në historinë e botës. Duhet të frikësohemi. Jemi një popull inteligjent dhe kemi të drejtë të frikësohemi. Ne jemi qendra. Jemi rebeluar prej traktatit të Varshavës. Kjo është një arsye.

Ne kemi pasur probleme me Ballkanin. U zgjuam kur u zgjua demokracia. Kemi baza ushtarake amerikan. Jemi komb pro-amerikan, ne jemi ne krye të Këshillit të Sigurisë për Moskën. Prishim punë sipas konceptit të tyre, nëse nuk sulmojnë drejtpërdrejt SHBA-të, do sulmojnë Tiranën.” tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore