Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Shqipëria nuk ka regjistër fermash” / Bregu: Ish-ministrja Ekonomi gënjeu paturpësisht Kuvendin

“Shqipëria nuk ka regjistër fermash” / Bregu:

Ish-ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka gënjyer në muajin shkurt të këtij viti Parlamentin, kur ka deklaruar se Shqipëria ka një regjistër fermash.

Kjo është akuza e ish-zyrtarit të lartë të LSI-së, Vojo Bregu. Ai thotë se gënjeshtra e ish-ministres del në pah në raportin e progresit të Komisionit Europian.

“Fjalia e nënvizuar me të kuqe, pjesë e progres-raportit te BE për Shqipërinë, nuk le asnjë ekuivok për të kuptuar që Shqipëria nuk ka rregjistër fermash. Në videon bashkëngjitur, është ish ministrja e Bujqësisë Ekonomi e cila në Shkurt të këtij viti gënjente paturpësisht parlamentin shqiptar, sikur Shqipëria ka rregjistër fermash. Kaq do të mjaftonte në një vend europian, që një personazh i tillë mos të qarkullonte më në skenën politike. Por ministrja më e paaftë që ka pasur ndonjëherë bujqësia shqiptare, jo vetëm vazhdon në politikë, por është dhe ministre e diçkaje, që as vetë ajo nuk e di çfarë bën”, deklaron Bregu.

Në fjalinë e raportit të KE dhe të nënvizuar prej Bregut i lihet detyrë Shqipërisë që “të ngrejë regjistrin e fermave”, duke nënkuptuar se ky regjistër nuk ekziston.

“Shqipëria nuk ka regjistër fermash” / Bregu:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore