Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shqipëria gati të blejë raketën anti-tank 200 mijë dollarë, mos ndoshta jemi të kërcënuar nga lufta?!

Shqipëria gati të blejë raketën anti-tank 200 mijë

Shqipëia ka porositur së fundmi një raketë anti-tank të quajtur “Javelin”.

Por për çfarë i duhet vendit kjo armë në një kohë të trazuar ku lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vijon prej muajsh, mos ndoshta po forcojmë armatimet nga ndonjë kërcënim i mundshëm?

Për këtë ka qenë i ftuar ditën e sotme në 'Zona Zero' në Top News Denis Deliu, një ish-ushtarak i cili ka dhënë detaje mbi situatën. Sipas tij kjo raketë anti-tank kushton 200 mijë dollarë dhe është me rreze infra të kuqe, teka është në kuadër të modernizimit ushtarak.

“Kushton 200 mijë dollarë dhe është me rreze infra të kuqe. Largësia është 4.7 km dhe është një raketë anti-tank. 

Na duhet në kuadër të modernizmit. Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse por dhe sulmuese.”- tha Deliu në Zona Zero.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore