Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Shqipëria po na diskriminon", Komuniteti LGBTI kërkon birësimin e fëmijëve shqiptarë

"Shqipëria po na diskriminon", Komuniteti LGBTI kërkon

Komuniteti LGBTI i drejtohet me një letër zyrtare ministrisë së Drejtësisë që të gëzojnë të drejtën e birësimit në Shqipëri. 

Letra në adresë të ministres Etilda Gjonaj është drejtuar nëpërmjet ambasadës PINK në Shqipëri,duke kërkuar që personat LGBTI të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë.

Kjo kërkesë vjen nga fakti pasi Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për disa ndryshime dhe përmirësime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes, Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që iu bëhet personave LGBTI, si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes.

Gjatë takimit të fundit konsultues që u zhvillua midis përfaqësuesve të ministrive dhe OSHC-ve, Ambasada PINK paraqiti publikisht kërkesën e saj për eleminimin e të gjitha barrierave apo edhe atrificave ligjore që ligji shqiptar vijojnë të mbajë vetëm ndaj personave LGBTI.

Ministria e Dejtësisë prej disa javësh ka hapur procesin e konsultimit publik për dy ligje të rëndësishme që kanë të bëjën me familjen, atë të birësimit të fëmijëve dhe vetë kodin e familjes. Ambasada PINK është e vetmja organizatë që prej vitit 2010, që ka kërkuar dhe avokuar çdo vit për barazinë në martesë për personat LGBTI në Shqipëri.

"Pavarësisht kërkesave të brendshme dhe presionit ndërkombëtar që Shqipëria të garantojë
barazinë në martesë dhe përgjegjësitë që vijnë me të, vendi ynë vijon të diskriminojë haptazi
personat LGBTI nga e drejta për të njohur ligjërisht marrëdhëniet apo familjet e tyre, për t’u
kujdesur për fëmijët e tyre apo për të birësuar. Sot në Europë 26 Shtete njohin barazinë në
martesë dhe bashkëjetesë: 14 shtete zyrtarisht njohin barazinë në martesën civile në seks të
njëjtë dhe 12 të tjera njohin bashkëjetesën civile. Paragjykimet shoqërore për martesën në Shqipëri janë të ngulitura thellë edhe në ato pak ligje që kanë mbetur e që janë haptazi diskriminuese ndaj personave LGBTI", thuhet në deklaratë./Gazeta Shqip

 

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore