
Shpërthimi me tritol në hotelin në Sarandë/ 10 të shoqëruar gjatë natës, autorët paralajmërim pronarit për...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku një hoteli iu vendos tritol.
Policia ka filluar hetimet duke marrë në pyetje fillimisht rreth 10 persona, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarje, të cilët mund të zbardhin diçka nga momenti i shpërthimit në hotelin e Mariel Muratit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa janë grumbulluar dhe pamjet e kamerave të bizneseve rreth hotelit, për shkak se kamerat e vetë godinës ishin të fikura.
Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë më dije se autorët nuk kanë pasur qëllim të shkatërrojnë hotelin apo të shkaktojnë viktima, nisur kjo nga sasia e lëndës eksplozive si dhe vendi ku ajo ishte vendosur, në garazhin e hotelit.
Qëllimi ka qenë paralajmërimi ose dhe prishja e imazhit duke shkaktuar dëme materiale, edhe pse shpërthimi shkaktoi zhurmë të madhe.
Hoteli ka qenë shënjestër e sulmit me eksploziv dhe një vit më parë, më 9 shkurt 2021, ndërsa dyshohet se autorët mund të jenë të njëjtët.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




