Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shpërthen Kujtim Gjuzi, i drejtohet Ballës: Ti ke mandat gjaku, nxore në pritë...

Shpërthen Kujtim Gjuzi, i drejtohet Ballës: Ti ke mandat gjaku, nxore

Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar kryetarin e grupit parlamentar të PS-së për mandatin e fituar në Elbasan, duke e cilësuar si të marrë nga gjaku.

Në fjalimin e tij në Parlament, Gjuzi iu drejtua Ballës se “Taulant ti dole më i votuari në Elbasan, por po të them se ti ke një mandat gjaku. Ti ke një mandat gjaku, se nxore në pritë Pjerin Xhuvanin, unë e kam pasur mik atë, ai ka qenë me disa parti. Ai ndërroi jetë prej jush Taulant se kërkonit mandatin e nëntë. Unë të akuzoj Taulant, se ju jeni një ndër organizatorët që e nxorët në pritë ”, tha Gjuzi.

Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi ia ndërpreu menjëherë fjalën Gjuzit, i cili e kishte marrë për diskutime janë rendit të ditës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore