Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Bllokohet sheshi 'Skënderbej'/ Shpërndahen simpatizantët e Bashës, policia blindon takimin e Ramës

Bllokohet sheshi 'Skënderbej'/ Shpërndahen

Edhe pse nisën në të njëjtën kohë, ndryshe nga sa ishte parashikuar, takimi i PD për çeljen e fushatës u mbyll më shpejt, ndërsa në anë tjetër të bulevardit, vijon takimi i PS.

Policia kërkon të evitojë skenarin e përplasjes së mundshme mes dy takimeve elektorale të PD dhe PS, të cilat i ndan vetëm një bulevard.

Ndërsa mbështetësit dhe simpatizantët e PD po shpërndahen, nga ana tjetër në sheshin ‘’Skënderbej’’ Rama po mban fjalën në takimin e PS.

Tek Ministria e Brendshme është formuar një kordon për të penguar lëvizjen drejt sheshit ‘’Skënderbej’’, për të shmangur kështu një përplasje të mundshme.

Dy takimet ishin krejtësisht të ndryshme, pasi Basha kishte mbledhur qindra militantë duke shkelur rregullat kundër covid, ndërsa Rama kishte thirrut vetëm kandidatët.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore