Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

“Shpejtësia ishte normale”/ Eksperti rrugor për aksidentin tragjik në Berat: Kështu do shkojë gjithë Shqipëria nëse...

“Shpejtësia ishte normale”/ Eksperti rrugor për aksidentin

Klaudia Xhaferaj humbi jetën mesditën e djeshme tragjikisht së bashku me djalin e saj 6-vjeçar pasi u aksidentua në Berat.

Shkaku i aksidentit mbetet ende mister, teksa eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit që ra dje në lumin Osum ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, eksperti tha se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnim vetëm për dëme materiale, jo për dy të vdekur. Ai tha se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.  Kjo është për konceptin tim. Për sa kohë njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me cepin, iku e gjithë barriera. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Ai shtoi se duhen rritur elementët e sigurisë rrugore dhe të mos lejohen punime të tjera jashtë standardeve. Eksperti tha se sa kohë qytetarët paguajnë taksa, duhet të jenë të mbrojtur në rrugë.

“Duhen rritur elementët e sigurisë rrugore. Mos të lejojmë të bëhen punime me standarde të ulta. Për sa kohë kemi njerëz jo profesionist, kështu do të shkojë e gjithë Shqipëria. E quaj fatkeqësi për familjen, un paguaj taksat që të më mbrosh për gabimet që unë bëj. Kur lëviz në rrugë, sa kohë paguaj taksat, je i detyruar të më sigurosh”- tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore