Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shoqërohet në polici një prej kontrollorëve të trafikut ajror: Jam i stresuar, mora borxh te familjarët

Shoqërohet në polici një prej kontrollorëve të trafikut

Pas bllokimit të fluturimeve, raportohet se policia ka nisur edhe shoqërimin e kontrollorëve të trafikut ajror.

Sipas informacioneve të para mësohet se është shoqëruar në Polici kontrollori, Muhni Mezini.

Mezini u përfol se si personi i stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.

Ai u përfol në media ditën e sotme se ishte një nga punonjësit e stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. 

Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit.

Shoqërohet në polici një prej kontrollorëve të trafikutShoqërohet në polici një prej kontrollorëve të trafikut

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore