Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Shoferi shkatërroi armën e Ndrea Prendit, me të u qëlluan 11 plumba, 1 person u vra"/ Gazetarja: Si u fshehën provat e "21 Janarit"

"Shoferi shkatërroi armën e Ndrea Prendit, me të u

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në studion e Zona Zero pasditen e sotme foli për çështjen e “21 Janarit”, mbi të rejat e fundit lidhur me hetimin si dhe si e përjetoi ajo në atë kohë si gazetare.

Ajo ka treguar edhe detaje se si u përpoq të fshihej çdo provë që implikonte personat që qëlluan mbi protestuesit.

"Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë.

Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person. 

Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë,” tha Hoxha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore