Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

PAMJET E FRIKSHME/ Përroi zë në "kurth" automjetin me 5 anëtarë të një familje brenda në Lezhë

PAMJET E FRIKSHME/ Përroi zë në "kurth" automjetin me 5

Një tragjedi është shmangur pak minuta më parë në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.

Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën.

Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi.

Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit, ku niveli rritet dhe më shumë kur ka reshje shiu, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve./topchannel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore