Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Shkoi i përgatitur në Kuvend/ Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Shkoi i përgatitur në Kuvend/ Dash Sula lë vajin e ullirit te

Deputeti i PD-së, Dash Sula duket se ka shkuar ditën e sotme i përgatitur në Kuvend.

Pasi përfundoi fjalën e tij në seancën parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mendoi t’ë linte vajin e ullirit në tavolinën e kryeministrit Edi Rama. Madje ai ka ironizuar duke i thënë Kryeministrit që ta pinte se ishte nga ullinjtë e kohës kur Sali Berisha mori nismën për mbjelljen e ullinjve e që sot kanë dhënë superprodhim.

Ai u ndërpre nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e cila i kërkoi që t’i largonte e të mos bënte të tilla veprime.

‘Mos krijoni hilaritet ne sallë iu lutem se iu respektuam iu dhame edhe kohe më tepër’- tha Felaj, teksa Dash Sula ulet në vendin e tij.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore