
“Shkodra, qytet në hije”/ Flet për "Breaking" eksperti: Qytetet me aktivitete të larta kriminale
Eksperti Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e “Breaking” në Top News ka treguar dhe qytetet që kanë një aktivitet të lartë kriminal në Shqipëri.
Duke folur për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë të atentatit ndaj Bardhok Pllanajt, Hajdarmataj ka bërë të ditur se qytetet që kanë një aktivitet të lartë kriminal.
“Elbasani, Tirana, kryeqyteti ku përplasen të gjitha interesat, Durrësi, tani po na del edhe Shkodra, por në pak nivele të ulëta të aktivitetit kriminal po na del Vlora. Elbasani, Durrësi dhe Tirana janë kryesisht ku aktiviteti kriminal, e aq më tepër se vrasjet apo konfliktet e fundit po ndodhet në këto qytete”, theksoi Hajdarmataj.
Më tej ai e cilësoi Shkodrën si qyteti që ka një aktivitet kriminal në hije, pra i padukshëm.
“Shkodra kë një aktivitet kriminal në hije që për mendimin tim në asnjë rast nuk duhej të nënvlerësohet. Sepse ka edhe një rast të goditjes së grupit të Bajrave në Shkodër, kishte edhe një grup tjetër rival që merreshin taksa apo me vendosjen e gjobave ndaj biznesit, e nuk kishte vëmendje mediatike, nuk bëhej publik, derisa u bë e mundur arrestimi i tyre nga policia. Shkodra nuk duhet të lihej asnjëherë jashtë vëmendjes së policisë së shtetit. Duke qëndruar në hije, grupet kriminale vazhdojnë të kenë ndikim shumë të madh të gjitha llojeve”, theksoi eksperti Hajdarmataj.


Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >




Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet vendimi për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Historia e plotë >

Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet


Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >

