
Shkodra "nën" ujë, myftiu i qytetit thirrje institucioneve: Pamja njësoj si përmbytjet e 2010-tës, mund ta evitoni…
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Bardhyl Sytari, ka reaguar për përmbytjet e ditës së sotme në të gjithë Shqipërinë, ku duket se Shkodra është ndër qytetet që po e pëson më së shumti.
Sytari përmes një videoje të shpërndarë në YouTube ka treguar se Xhamia e Plumbit në Shkodër është përmbytur dhe sipas tij, kjo situatë është e ngjashme me atë të përmbytjeve të vitit 2010.
Ai kërkoi nga institucionet që ta shohin me përgjegjësi këtë zonë, pasi sipas tij është plotësisht e mundur që këto situata të shmangen nëse kryhen ndërhyrjet e nevojshme.
“Kjo është pamja e frikshme e përmbytjes që ka ndodhur në këto 24 orët e fundit në Xhaminë e Plumbit. Por nuk është çështje thjesht te përmbytja e Xhamisë. Është problematike situata për njerëzit dhe këto pamje më kujtojmë përmbytjet e vitit 2010, ku vinim me mjete të larta dhe nuk mund të lëvizej në këto zona dhe njerëzit ishin të izoluar dhe nuk kishin bukë e ujë për disa ditë. Uroj që të mos përsëritet ajo situatë. Por pamja më duket e tillë, më kujton atë periudhë disaditore vuajtjesh për qytetarët. Edhe pse jemi në 2022 nuk u zgjidh akoma problemi i përmbytjes së tokave të tyre. Ky është një alarm për institucionet që duhet ta shohin me përgjegjësi këtë punë. Sepse është plotësisht e mundur për t’u evituar këtë përmbytje, për t’u pastruar Buna, për t’u thelluar Buna, për t’u rregulluar argjinaturat e Drinit, etj etj”, u shpreh myftiu i Shkodrës.





KAS merr vendimin: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit
Historia e plotë >



Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




